Makina e adoleshentëve pas aksidentit të rëndë

Kosova & Rajoni

Greqi/ Makina përplaset me pemën, vdesin 2 adoleshentët grekë, plagoset rëndë shqiptari 17-vjeçar! Familjarët apelojnë për të dhuruar gjak

3 Janar, 09:50| Përditesimi: 3 Janar, 09:54

  • Share

Follorina- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç kanë humbur jetën, teksa një 17-vjeçar shqiptar u plagos rëndë dhe po lufton për mbijetesë në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespës, kur mjeti ku udhëtonin tre shokët doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano. 

Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjeçari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjeçari shqiptar Klajdi Pero, i njohur edhe si Nikos. 

Një prej viktimave mësohet se është djali i shefit të rajonit të policisë së zonës, që u njoftua nga shërbimi i ambulancës që të shkonte në vendngjarje pas aksidentit.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura, por dyshohet shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit, informon media.

Ndërkohë që në media është bërë edhe apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjeçarit shqiptar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?