Tatuazhi i babait të vajzës në krah dhe pishina ku ndodhi ngjarja

Kosova & Rajoni

Greqi/ Mbytja e vajzës 4-vjeçare shqiptare, lirohen prindërit dhe gjyshi i saj! Varrimi nesër, në të njëjtën datë që vogëlushja kishte lindur

25 Gusht, 15:34| Përditesimi: 25 Gusht, 15:41

  • Share

Greqi- Pak më shumë se 24 orë nga arrestimi i prindërve dhe gjyshit të vajzës 4-vjeçare shqiptare, që u mbyt tragjikisht në pishinën afër shtëpisë në ishullin Paxos teksa u humbi nga vëmendja familjarëve të saj, Prokuroria greke i ka liruar të tre.

Sipas vendimit të Prokurorisë në ishullin e Paxos, u liruan me kushtin kufizues të ndalimit të daljes nga vendi, informon media e vendit fqinj.

Ditën e nesërme, (26 gusht), familjarët dhe miqtë do t'i thonë "lamtumirën" e fundit 4-vjeçares. Por detaji më prekës ka qenë fakti se në të njëjtën ditë katër vjet më parë, përkatësisht më 26 gusht 2021, lindi 4-vjeçarja Amelia që humbi jetën. Babai i saj, e kishte bërë datëlindjen dhe emrin e vajzës tatuazh në krah.

"Një sekondë është e mjaftueshme që të ndodhë më e keqja. Sapo njerëzit e kuptuan se fëmija ishte zhdukur, ata filluan kërkimin me fqinjët. Ata menjëherë njoftuan policinë. Përfundimisht, fëmija u gjet nga një fqinj që mori pjesë në hetim", tha avokati i familjes, që e cilësoi një aksident fatkeq në një reagim për mediat.

Edhe të ndaluarit pas ngjarjes thanë se vajza ishte duke luajtur në oborr kur u humbi nga vëmendja në pak minuta. Edhe pse e kërkuan menjëherë, gjetja në kohë ishte e pamundur.

Trupi i fëmijës u zbulua në pishinën e një vile 150 metra larg, që ishte e boshatisur. Ishte kuzhinieri i vilës që konstatoi trupin e vogëlushes dhe njoftoi autoritetet, por megjithë ndihmën e dhënë, vajza nuk u shpëtua dot.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?