Kosova & Rajoni

Greqi/ Me delen në krahë me motor, flet për herë të parë shqiptari që bëri xhiron e rrjetit: Jam i çmendur pas kafshëve (VIDEO)

16 Gusht, 13:06| Përditesimi: 16 Gusht, 14:20

  • Share

Greqi - Një 33-vjeçar shqiptar, Olsien Muçobega, u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë rajonin e Patrës para disa ditësh.

Pamjet u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej saj, megjithatë kjo nuk ishte e vetmja kafshë që ai shpëtoi atë ditë, shkruan media greke Protothema.gr.

Bashkë me miqtë e tij, ai nxori nga zona e rrezikut qentë e lidhur, kafshë të frikësuara, të braktisura nga pronarët që kishin ikur me shpresën për të shpëtuar veten.

 “E di sa kafshë shpëtuam atë ditë? Dhe shumë qenë të lidhur… Të ikësh dhe t’i lësh kafshët të lidhura, kjo nuk është harresë. Është krim”, shprehet ai për mediat greke.

Olsieni ka ardhur nga Tepelena në Greqi në moshën trevjeçare. I rritur në një familje të thjeshtë, punoi që në moshë të re për të ndihmuar familjen. Megjithatë, edhe pas kaq vitesh jetese në Greqi, ai përballet ende me burokraci që i pengon marrjen e shtetësisë.

“Duhej ta kisha marrë pasaportën greke me kohë”, thotë ai me trishtim.

Në ditën e zjarrit, Olsieni ishte në vendngjarje me shokët, për të ndihmuar zjarrfikësit dhe banorët që po përballeshin me katastrofën.

Dashuria për kafshët dhe ndjeshmëria ndaj dhimbjes ishin ajo që e shtynë të veprojë.

“Jam i çmendur pas kafshëve”, thotë ai me buzëqeshje.

Ai nuk e sheh veten si hero. Por për ata që panë veprimin e tij, është më shumë se kaq.

Olsieni është i martuar me një grua greke, Maria-Eleni, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Pavarësisht se prej vitesh tashmë jeton në Greqi, ai përballet me burokracitë e dokumenteve.

"Nuk po më japin lejen e qëndrimit, normalisht duhet të kisha marrë dhe pasaportën greke", thotë ai me zhgënjim. / Prothotema.gr

Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cobani: 16/08/2025 14:38

    Cfare qari pati delja qe e shpetoi cobani nga zjarri dhe ne darke e hengri vete!

    Përgjigju
    • Çomanga: 16/08/2025 15:30

      Çfare qari patem nga komenti yt prej ciniku depresiv? Delja do jetoje gjate se mbahet per qumesht dhe lesh. Kur te plaket do ta therin, nuk do ta djegin te gjalle.

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?