Greqi/ Shfrytëzonin gra për prostitucion, në pranga 3 shqiptarë, mes tyre edhe një grua! Kontrolle në 7 shtëpi publike

15 Qershor, 14:06| Përditesimi: 16 Qershor, 08:26

  • Share

Policia greke ka çmontuar një grup kriminal, anëtarët e të cilit mes tyre edhe shqiptar shfrytëzonin femra për prostitucion në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Për t’i shërbyer qëllimit të tyre, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat strehoheshin dhe funksiononin shtëpitë publike.

Sipas mediave greke, pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen, mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit shqiptarë: Marjol Bardhi 36 vjeç, Aleksi Muskaj 35 vjeç dhe Laureta Bashari 52 vjeç si dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Myfit Ademi 36 vjeç dhe Fatjon Gjerani 42 vjeç.

Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle të njëkohsishme në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qira si dhe në një shtëpi, ku nga kontrollet u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjeç si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane nga 31 – 58 vjeç.

Nga kontrollet e kryera nga policia janë gjetur dhe sekuestruar 2 makina regjistrimi dhe kamera vëzhgimi të ambienteve të shtëpive publike, 4 celularë, një numër i madh shënimesh të shkruara me dorë, të cilat i referohen sipas rastit grave të ekstraduara, numrave të takimeve, datave “xhaz”, si dhe ndarjes së të ardhurave nga prostitucioni ndërmjet stafit si edhe shuma prej 425 euro.

 

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?