Kosova & Rajoni

Greqi, mijëra qytetarë braktisin shtëpitë në Athinë pas zjarrit! Kryeqyteti i mbuluar nga tymi pavarësisht shuarjes së flakëve

4 Gusht 2021, 16:35| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 17:25

  • Share

Qindra qytetarë grekë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu ditën e djeshme në periferi të kryeqytetit. Zjarri erdhi ndërsa Greqia përjeton atë që është quajtur vala më e keqe e nxehtësisë për më shumë se tre dekada.

Shërbimet e urgjencës u përballën me një garë me kohën për të shuar zjarrin në Athinë pasi flakët përfshinë zonat e banuara në periferi të qytetit.

Zjarri, me të cilin zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës, ka dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe ka djegur më shumë se 80 makina, tha zëvendës ministri i mbrojtjes së qytetarëve Nikos Hardalias.

Ditën e sotme Athina  u zgjua e mbuluar në tym dhe banorët që shfaqën probleme të shumta në frymëmarrje, u këshilluan të qëndrojnë brenda.

Temperaturat ekstreme kanë krijuar kushte shumë të favorshme për përhapjen e zjarreve, ku me qindra vatra janë ndezur në të gjithë vendin.

Një zjarr i madh kas shpërthyer po ashtu edhe në ishullin Evia, rreth 70 km (44 milje) nga Athina, ku autoritetet u detyruan të evakuonin shumë fshatra që nga e marta. Zjarre po ashtu kishte edhe në rajonet e Mesinisë dhe Manit në Peloponez.

Greqia nuk është vendi i vetëm në rajon që është goditur nga zjarret vdekjeprurëse.

Italia, Turqia dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut gjithashtu janë prekur nga një sërë zjarresh.

Disa vende të BE -së, përfshirë Qipron, Republikën Çeke, Francën, Slloveninë dhe Holandën, kanë dërguar burime zjarrfikëse në Greqi, Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në luftimin e zjarreve të pyjeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?