Heraklion, Greqi

Greqi/ Shqiptari sherr me palestinezin në punë, godasin njëri tjetrin me vare e çekiç

19 Shtator, 11:32| Përditesimi: 19 Shtator, 11:52

  • Share

Greqi- Dy punëtorë ndërtimi, një shqiptar dhe një shtetas palestinez janë zënë me njëri tjetrin me sende të forta teksa po punonin. Ngjarja është shënuar në ambientet e punës së kompanisë së ndërtimit  në Heraklion të Greqisë.

Shkak, një mosmarrëveshje në punë.

Dy punëtorët njëri 35 vjeç dhe tjetri 40 kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta. Njëri ka goditur me çekiç, ndërsa tjetri me vare.

Të dy janë shtruar në spital ku pasi kanë marrë mjekimin e duhur janë arrestuar. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?