Pamje nga momenti i krimit në Berat, i filmuar nga kamerat e sigurisë

Kosova & Rajoni

Greqi/ Në kërkim nga Interpol Tirana për tentativën e vrasjes së emigrantit të kthyer nga Anglia, arrestohet pas katër vitesh 35-vjeçari shqiptar! (EMRI)

27 Gusht, 10:19| Përditesimi: 27 Gusht, 10:37

  • Share

Greqi- Një shqiptar 35-vjeçar, i kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar nga policia në Greqi ku dhe po fshihej prej katër vitesh.

Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e së hënës dhe sot mediat greke kanë publikuar lajmin e operacionit nga oficerët e policisë së ekipit DIAS, në zonën e Kallitheas.

“Siç njoftoi Policia helenike, 35-vjeçari akuzohet se ka qëlluar me armë një burrë në Shqipëri në maj 2021, duke rezultuar në plagosjen e tij”, thuhet në raportimin e medias greke.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Fatjon Shabanaj, një emër i skeduar nga policia shqiptare.

Shabanaj akuzohet për ngjarjen e katër viteve më parë, kur në fshatin Poshnjë të Beratit, u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili kishte 1 ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Anglia kur u sulmua.ritet një njoftim zyrtar edhe nga Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana për këtë arrestim dhe skedën e të dyshuarit.

Njarja ka ndodhur më 26 maj 2021. Sipas hetimeve, në makinën e autorëve kanë qenë 5 persona, njëri prej tyre i armatosur. Ata kanë tentuar që ta marrin me forcë Ismailajn, por nuk ia kanë dalë dot, teksa autori i armatosur ka rrëshqitur dhe i ka rënë arma nga dora. Pas krimit, u ndlauan 2 nga autorët e dyshuar, Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj, që e mohuan përfshirjen.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?