Kosova & Rajoni

Greqi/ Pamje të frikshme nga ishulli i Santorinit, toka u rrëshket ndër këmbë banorëve dhe turistëve! (VIDEO)

19 Gusht, 18:07| Përditesimi: 19 Gusht, 18:10

  • Share

Një re e frikshme pluhuri mbuloi Imeroviglin në Santorini të dielën, kur një pjesë toke u shemb papritur nën këmbët e banorëve dhe turistëve që panë skenën të tmerruar, duke rrëmbyer gjithçka në rrugën e saj.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar, teksa në zonën aq shumë të lakmuar po kryheshin punime ndërtimi.

Videoja e regjistruar nga banorët dhe e siguruar nga media greke, kap momentet dramatike dhe nxjerr në pah rreziqet serioze që paraqet ndërtimi i tepërt në një zonë gjeologjikisht të paqëndrueshme dhe gjithashtu e kërcënuar nga lëkundjet sizmike.

Imazhet janë të frikshme. Brenda pak sekondash, e gjithë zona u mbështoll në një vello të dendur pluhuri, me banorët dhe turistët që shikonin me tmerr shembjen.

Sipas ekspertëve që nxituan në vendngjarje, pjesa specifike e tokës është tashmë veçanërisht e rënduar nga aktiviteti intensiv i ndërtimit dhe klasifikohet si një zonë me rrezik të lartë.  

“Santorini është një ishull me një gjeomorfologji të cenueshme, dhe kur shtohet presioni i mbindërtimit, rreziku i rrëshqitjeve të dheut shumëfishohet”, theksojnë ata, duke dhënë alarmin. “Nevojiten masa të menjëhershme për të kufizuar aktivitetin e ndërtimit dhe kontrolle të rrepta, me qëllim mbrojtjen si të mjedisit ashtu edhe të jetës njerëzore.”

Vetëm në fillim të vitit, banorët u detyruan të braktisnin përkohësisht shtëpitë e tyre nga frika e tërmetit të madh që zgjati me ditë dhe shkaktoi dëme, gjë që tregon se sa e brishtë është ekuilibri në ishull.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?