Pano Ruçi dhe avokatja e tij

Kosova & Rajoni

Greqi/ Pano Ruçi 17 ditë grevë urie përpara parlamentit në Athinë

1 Tetor, 20:34| Përditesimi: 1 Tetor, 20:36

  • Share

Greqi - Pano Ruçi vijon grevën e urisë prej 17 ditësh përpara Parlamentit grek në Athinë, duke kërkuar zhvarrimin e djalit të tij Denis Ruçi 22 vjeç. Megjithëse prokurorja e Larisës e ka pranuar këtë kërkesë pak ditë më parë, Pano Ruçi ka thënë se do ta vazhdojë grevën sepse kërkon jo vetëm identifikimin e trupit, por edhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së djalit të tij.

Sot avokatja e Pano Ruçit kërkoi shtyrjen e datës për zhvarrimin e trupit, që ishte përcaktuar të zhvillohej javën e ardhshme, me qëllim caktimin e një këshilltari teknik. Kërkesa është pranuar nga prokuroria e Larisës.

Ndërkohë, përpara Parlamentit, aty ku prej 17 ditësh Pano Ruçi zhvillon grevë urie, po qëndron edhe një ambulancë e ndihmës së shpejtë, që monitoron herë pas here gjendjen shëndetësore të shqiptarit.

Megjithatë, deri më sot Pano Ruçi nuk ka pranuar t'i nënshtrohet testeve të tilla.

Djali i Pano Ruçit, Denis Ruçit, është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?