Zjarri në ishullin e Evias në Greqi

Bota

Greqi, pas tërmeteve rikthehet makthi i zjarreve, në ishullin e Evias evakuohen 4 fshatra

13 Gusht 2019, 19:40| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 21:11

  • Share

Greqi- 4 fshatra në ishullin verior të Athinës, Evia janë evakuar si pasojë e zjarrit i cili ka dalë jashtë kontrollit. Flakët u shfaqën në orën 3:00 të mëngjesit të së martës dhe rreth 300 banorë të këtyre 4 fshatrave,Makrimallit, Kontodoptit, Stavros dhe Platanias u detyruan të largohen me autobusa ose me automjetet e tyre. 

Vetëm ditën e sotme janë përfshirë rreth 1000 zjarrfikës për të shuar flakët por zjarri është ende jashtë kontrollit. Autoritetet greke kanë kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile të BE, dhe menjëherë 4 avionë zjarrfikës nga Italia dhe Kroacia u vendosën në dispozicion të fqinjëve grekë. 

Prej situatës së rënduar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndërpreu menjëherë pushimet dhe u kthye në Athinë për të kryer një takim urgjent me Departamentin e Përgjithshëm Zjarrfikës të Greqisë. 

Pas takimit Mitsotakis u shpreh se kushtet ditën e sotme janë jashtëzakonisht shumë të vështira dhe se qëllimi primar është mbrojtja e jetëve njerëzore. Kurse ministri i brendshëm Takis Theodorikakos ishte në një vijë me kryeministrin: Më e rëndësishmja është mos kemi humbje në njerëz.

Në fakt zjarret kanë përfshirë gjithë Greqinë. Vetëm 24 orët e fundit në gjithë vendin janë 56 vatra zjarri aktive, kryesisht pyjore por bilanci është vetëm një zjarrfikës i lënduar në Evia dhe asnjë viktimë deri tani. Ky nuk është problemi i vetëm e grekëve dhe i pushuesve në këto ditë të nxehta vere pasi vendi po goditet dhe nga shumë tërmete sidomos në zonën e Athinës dhe Kretës.

Kujtojmë se vitin e kaluar 100 persona vdiqën nga zjarret në rajonin e Attica-s. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?