Burgu i Korydallos, Greqi

Greqi/ Përdhunonte vajzën e partneres prej 2013, vdes shqiptari 36-vjeçar në burgun e Koridhalos

14 Prill, 10:32| Përditesimi: 14 Prill, 10:35

  • Share

GREQI - Një 36-vjeçar shqiptar i burgosur në burgun e Korydallos ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Shqiptari i identifikuar si Daniel Beqiri u dënua me burg nga drejtësia greke pasi përdhunonte vajzën e gruas së tij, të cilën e kishte nga një martesë e mëparshme.

Ishte vajza 25-vjeçare që rrëfeu abuzimin seksual që i bëhej nga njerku i saj shqiptar që nga viti 2013.

Ajo ka dëshmuar se deri në moshën 18-vjeçare dhunohej nga Beqiri, ndërsa pasi arriti në një moshë madhore ishte përdhunuar nga shqiptari.

Sipas mediave greke, 36-vjeçari ka regjistruar momentet e abuzimit seksual me të renë, pamje më të cilat shantazhonte këtë të fundit, nënën e saj dhe të afërm të tyre.

Ai kërkonte dhe merrte dhurata dhe pagesa duke kërcënuar me publikimin e videove seksuale.

36-vjeçari ishte duke u stërvitur në oborrin e burgut të Korydallos, kur papritur i ra të fikët.  Menjëherë është lajmëruar ambulanca e cila e ka dërguar në spital 36-vjeçarin, por ai ka ndërruar jetë brenda automjetit.

Nga hetimet paraprake mësohet se vdekja e 36-vjeçarit ka ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike ose e përdorimit të tepruar të drogës.

Raporti mjeko-ligjor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 36-vjeçarit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 14/04/2024 14:46

    Nje hale me pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?