Dy shqiptarët e arrestuar

Greqi/ Përplasja me armë në furrën e bukës, zbardhet biseda telefonike e shqiptarit: Më kanë borxh 5 mijë euro, po nuk m'i kthyen do t'i ther

15 Korrik 2022, 17:03| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 17:30

  • Share

Mediat greke kanë zbardhur ngjarjen që ndodhi në janar të vitit të kaluar ku u përfshi mafia shqiptare. Dy shqiptarët e arrestuar, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci rezultojnë me precedentë të rëndë kriminalë, ndërsa ishin të dy të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për porositjen e vrasjes së Komisarit Artan Cuku në vitin 2017.

Në ngjarje u përfshi edhe 34-vjeçari shqiptar Kristaq Leci, në bisedën telefonike të të cilit dëgjohet që i thotë një personi të panjohur se një bashkatdhetar i tij kishte qëllim t'i zhvaste 5 mijë euro. Në rast se nuk do ia kthente, thoshte se do e godiste me thikë. "Do ta ther me thikë, do t'i q* motrën", dëgjohet në një bisedë telefonike.

Pasditen e 22 janarit, dy të pandehurit u bashkuan me një grup me qëllimin për të takuar dy nga viktimat e tyre, të shoqëruar nga tre persona të tjerë, në furrën e bukës në Vula, për të diskutuar mosmarrëveshjet e tyre. Në takim dy nga të akuzuarit dhe dy nga personat që mbetën të plagosur u ulën për të biseduar, por menjëherë pas kësaj u përplasën. Të pandehurit kanë nxjerrë armë zjarri dhe një thikë dhe kanë plagosur pesë persona. Më pas ata u larguan me një makinë.

Si ndodhi ngjarja

Pasditen e 22 janarit, shqiptari 42-vjeçar Bledar Jambelli që kishte 13 mbiemra dhe 10 emra, së bashku me Marsel Bashimin, 35-vjeçarin shqiptar me tre mbiemra dhe bashkatdhetarin e tyre 34 vjecar Kristaq Leci e 2 persona të tjerë iu bashkuan grupit dhe do të takoheshin me dy shqiptarë në një furrë buke në Vula për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre që lidheshin me paratë.

Dy viktimat shqiptare po udhëtonin me automjet shkuan në furrën e bukës për tu takuar me Jambellin. Ata po shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. 

Shqiptarët që ishin të armatosur, lanë makinat e tyre pranë furrës së bukës dhe morën taksi për të shkuar në takim. Vetëm dy shqiptarët zbritën nga automjetet për tu takuar me grupin tjetër. Me të mbërritur u ulën në një tavolinë me palën tjetër jashtë furrës së bukës. Dy persona të panjohur, që shoqëronin të akuzuarit, pas një gjesti të një shqiptari nga gruoi tjetër, janë afruar shumë me njëri-tjetrin, duke marrë masa të dukshme sigurie. Menjëherë, u afruan mbështetësit e grupit me grekë dhe shqiptarë që po qëndronin në pjesë të ndryshme jashtë furrës.

Rreth orës 17:30 nisi përplasja që mund të përfundonte në vrasje pasi Kristaq Leci goditi me grusht kundërshtarin. Viktima e kuptoi se ishin të armatosur dhe tentoi të ndërhynte për të ndaluar 34-vjeçarin duke e përqafuar. Kjo nuk ndali asgjë. Sulmuesi nxori thikën dhe nisi ta godiste. Shqiptarët e shoqëruar me grupin me grekë e të huaj e kuptuan se gjithçka do të përfundonte keq dhe nxorrën sendet e forta që kishin fshehur në trup për të goditur kundërshtarët. Por në atë moment Kristaq Leci nxori armën.

Nga të shtënat e Lecit, u plagos njëri prej shqiptarëve, i cili u fut menjëherë në dyqan për t'u fshehur. Nga përleshja, Leci goditi me thikë edhe shqiptarin e dytë. Të dy grupet u përfshinë në konflikt duke sulmuar njëri-tjetrin me thika e duke gjuajtur me karrige. Pas skenës së përgjakshme, dy shqiptarët e arrestuar hipën në taksi dhe u larguan, i treti u arratis në këmbë me dy autorët e panjohur.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?