Spitali Thriasios, Greqi

Kosova & Rajoni

Greqi/ Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën

1 Janar, 11:36| Përditesimi: 1 Janar, 11:45

  • Share

Greqi-Një 15-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Greqi. I mituri u soll me një plagë arme zjarri në bark, pak para orës 01.00 të mëngjesit nga zona e Aspropirgos.

Djali i cili po trajtohet në spitalin Thriasios në Elefsinë, thuhet se është në gjendje kritike për jetën.

Siç është bërë e ditur nga policia, nga të dhënat e deritanishme është konstatuar se janë dëgjuar të shtëna me gjasë nga zona e Nea Zoit, pak kohë pas ndryshimit të orës dhe pak më vonë fëmija 15-vjeçar u gjet i plagosur në rrugë.

I mituri rom është dërguar në spital nga një 44-vjeçar i cili po kalonte aty me automjetin e tij, raporton Prothotema.gr.

Hetimet paraprake për incidentin po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore, e cila po heton rrethanat në të cilat mbeti i plagosur fëmija dhe në kërkim të autorëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?