Greqi- Një operacion i madh është ndërmarrë nga Policia greke dhe forcat speciale ELAS në burgun famkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë.
Plani i mirëorganizuar për një arratisje të mundshme nëpërmjet revoltës dhe përdorimit të armëve të futura ilegalisht, ka dështuar në momentet e fundit.
Policia mësyu në godinë dhe e ktheu përmbys me kontrolle të imtësishme, ndërsa media konfirmoi se është zbuluar plani i arratisjes dhe ka 4 të arrestuar, nga të cilët 3 të huaj dhe një vendas, por nuk specifikohet nëse ka shqiptarë.
U sekuestruan edhe armë si thika, telefona celularë dhe drogë.
“Drejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Atikë planifikoi dhe zbatoi një aksion të posaçëm operativ në burgjet e Koridhalos të hënën në mbrëmje, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Nën-Drejtoria e Pireut, Departamenti i Koridallos, OPKE dhe një qeni policie. Gjatë hetimeve, të cilat u kryen në prani të një prokurori në nëntë qeli, u arrestuan tre të huaj dhe një i burgosur vendas”, informoi media.
Në posedim të tyre u gjetën tre thika të improvizuara, një thikë xhepi dhe një telefon celular. Në të njëjtën kohë, jashtë krahut të burgut u gjetën shtatë pako najloni që përmbanin një sasi të vogël kanabisi, të fshehura në shkurre.
Në fakt, sipas informacioneve, të arrestuarit po planifikonin të arratiseshin dhe hetimet janë ende në proces.
Komente

Rroft demokracija mush burgjet plote
Përgjigju