Thikat, telefonët dhe sendet e sekuestruara në Burgun e Koridhalosit

Bota

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë

22 Janar, 16:42| Përditesimi: 22 Janar, 17:09

  • Share

Greqi- Policia greke bastisi sot (22 Janar) Burgun e Koridhalosit (Korydallos), i cilësuar si një nga institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë ku vuajnë dënimin persona me rrezikshmëri shumë të lartë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.

Thika dhe celularë janë gjetur në orët e para të mëngjesit pas një kontrolli të befasishëm, i kryer nga Nëndrejtoria e Narkotikëve të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DAOE).

Qëllim ka qenë goditja e trafikut apo shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda qelive, bazuar edhe në informacionet që Policia e Shtetit, ELAS dhe EKAM, duke përdorur për kontroll edhe një qen policie antidrogë, të trajnuar posaçërisht.

Në kuadër të operacionit, në prani të prokurorit janë kontrolluar në 8 qeli, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4 aparate celularë, karikues, kabllo karikimi, ndërsa janë kontrolluar 19 të burgosur, dy prej të cilëve u konstatua se kishin 2 thika të improvizuara, informoi media.

Nuk jepen për momentin kombësitë e personave që iu gjetën sendet e ndaluara në qeli.

Ndaj tyre është ngritur një rast për shkelje të ligjit për armët, i cili do t'i kalojë Prokurorisë kompetente, ndërsa sendet e sekuestruara do t'i dërgohen Drejtorisë së Hetimeve Penale për analiza laboratorike.

Burgu i Koridhalosit, Greqi

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?