Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Greqi/ Prindërit shqiptarë ikin për të mbledhur ullinj, humb jetën foshnja 9-muajshe

23 Dhjetor 2018, 21:29| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 21:31

  • Share

Një tragjedi ka shokuar komunitetin lokal në Kretë. Një fëmijë 9 muajsh ka dhënë frymën e fundit në spitalin e Iraklio. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fëmija ishte shqiptar, dhe kishte dy prindër shqiptarë, të cilët e kishin lënë nën kujdesin e gjyshes, pasi ishin larguar nga shtëpia për të shkuar dhe për të mbledhur ullinj.

Mediat greke shkruajnë se foshnja u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht se mjekët e futën në inkubator, ai nuk ia doli. Foshnja ishte i gjinisë mashkullore dhe dyshohet se shkak për vdekjen e tij ishte bërë një ushqim të cilin e kishte futur të papërtypur në gojë.

 

Komento

Komente

  • gjyna: 24/12/2018 00:14

    ngushellime. zoti ti ndimoj prindrit te marin veten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?