GREQI- Parlamenti grek me shumicë votash ka miratuar projektligjin për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Me 284 vota pro dhe 16 të cilët abstenuan, ligjvënësit miratuan legjislacionin të Mërkurën për të zgjeruar ujërat territoriale të Greqisë përgjatë vijës bregdetare të saj perëndimore nga gjashtë në 12 milje detare.
"Për herë të parë që nga 1947, territori kombëtar është zgjeruar me rreth 10%, me procedura të bazuara plotësisht në rregullat e ligjit ndërkombëtar," tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke iu drejtuar Parlamentit. “Zgjerimi i ujërave në Perëndim dërgon në mënyrë të pashmangshme një mesazh në Lindje. Kjo tregon se dhuna nuk prodhon drejtësi, por që - përkundrazi - është ky ligj që prodhon paqe ", tha ai, duke shtuar se zgjerimi është" një mesazh i qartë për ata që po përpiqen të privojnë vendin tonë".
Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare.
Fajin e ka Saliu bis.
PërgjigjuMe nje dreke te shtepia e kushuririt MisotaQi, hengri ngjala e opa iku peshku
Përgjigju