Droga e sekuestruar

Kosova & Rajoni

Greqi, sekuestrohen 350 kg kokainë në Portin e Pireut, vinte nga Amerika Latine e fshehur në thasë kafeje

22 Korrik 2021, 14:00| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 14:59

  • Share

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë arritur që mesditen e sotme të sekuestrojnë 350 kg kokainë, në Portin e Pireut.

Sipas informacioneve të dhëna nga autoritetet, sasia e drogës u sekuestrua pas një kontrolli në mbi 100 kontejner në Portin e Pireut.

Autoritetet deklaruan se sasia e madhe e drogës ishte me origjina Amerika Latine dhe ishte e fshehur në thasët e kafesë.

Operacioni u krye në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA) dhe SDOE ndërsa një hetim paralel është hapur për personat e përfshirë në transportimin e sasisë së madhe të kokainës.

Mediat vendase bëjnë të ditur se për ditë të tëra kishte informacion se një sasi e madhe e lëndëve narkotike do të mbërrinte në Port dhe të gjitha departamentet e përfshira ishin gati për të filluar operacionin. Lëndët narkotike me origjinë nga Guatemala, ishte futur në thasë me kafeje, për të mos zbuluar erën e saj nga qentë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?