GREQI- Zëvendës kryeministri Stelios Petsas ka njoftuar përsëri qytetarët për një shtyrje të masave deri më datën 7 janar.
Autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja në kuadër të situatës pandemike që ndodhet shteti. Masat e reja konsistojnë në mbajtjen mbyllur të shkollave, restoranteve, gjykatave, resorteve për ski dhe çdo ambient tjetër në të cilin mund të ketë grumbullime njerëzish.
Do të qëndrojnë në fuqi masat e mëparshme si ndalimi i qarkullimi gjatë natës dhe ndalimi i kalimit të qytetarëve nga qyteti në qytet.
Në fuqi do të qëndrojë dhe mënyra me të cilën qytetarët mund të dalin nga shtëpia për aktivitetet emergjente si blerja e ushqimeve, ilaçeve apo aktiviteti fizik, përmes një mesazhi telefonik i cili të jep dhe aprovimin e lëvizjes.
Qytetarët të cilët vijnë nga jashtë shtetit duhet ti nënshtrohen “rapid testit”, pra testit të shpejt dhe do te lejohet hyrja e tyre në Greqi vetëm nëse ai rezulton negativ.
Greqia po përballet me vështirësitë e pasojave të COVID-19 si përmes shtimit të rasteve, vdekjeve ashtu edhe mungesës së kapacitetit spitalor gjë që e bënë sfidën edhe më të vështir.