Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Greqi/ Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

24 Shtator, 21:12| Përditesimi: 24 Shtator, 21:17

  • Share

GREQI - Një burrë rreth 50 vjeç humbi jetën të mërkurën pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje.

Ngjarja ndodhi në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime.

Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante, e cila i ra mbi këmbë, duke shkaktuar një prerje të rëndë. Goditja preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak më vonë.ko

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?