GREQI - Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi pas një sherri mes të burgosurve në burgun e Domokos, e cilla solli plagosjen e 41 vjeçarit. Shqiptari më pas u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë.
Ngjarja, sipas mediave greke ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 11:30 me orën lokale, mes një 32 vjeçari sirian dhe një 30 vjeçari algjerian, ndaj të burgosurit shqiptar.
Si përfundim, shqiptari pësoi dëmtime në kokë, nga përleshja, ndërkohë që 3 persona janë arrestuar, pak orë më vonë nga punonjësit e policisë së Domokos, që po kryejnë edhe hetimet paraprake.
Vlen të theksohet se pas kësaj pasoi një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshën të burgosurit, në të cilën u zbulua një thikë metalike, një thikë dhe një send tjetër i mprehtë.
Sendet u sekuestruan, ndërsa të arrestuarit akuzohen për mbajtjen e sendeve të forta dhe lëndimet e rënda trupore ndaj shqiptarit.