Burg në Greqi

Kosova & Rajoni

Greqi/ Sherr me thika në burgun e Domokos, 41 vjeçari shqiptari mbetet i plagosur në kokë

28 Gusht 2024, 17:47| Përditesimi: 28 Gusht 2024, 17:51

  • Share

GREQI - Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi pas një sherri mes të burgosurve në burgun e Domokos, e cilla solli plagosjen e 41 vjeçarit. Shqiptari më pas u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë.

Ngjarja, sipas mediave greke ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 11:30 me orën lokale, mes një 32 vjeçari sirian dhe një 30 vjeçari algjerian, ndaj të burgosurit shqiptar.

Si përfundim, shqiptari pësoi dëmtime në kokë, nga përleshja, ndërkohë që 3 persona janë arrestuar, pak orë më vonë nga punonjësit e policisë së Domokos, që po kryejnë edhe hetimet paraprake.

Vlen të theksohet se pas kësaj pasoi një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshën të burgosurit, në të cilën u zbulua një thikë metalike, një thikë dhe një send tjetër i mprehtë.

Sendet u sekuestruan, ndërsa të arrestuarit akuzohen për mbajtjen e sendeve të forta dhe lëndimet e rënda trupore ndaj shqiptarit.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?