Foto ilustrim: Policia greke

Kosova & Rajoni

Greqi/ Shkaktoi aksident në Selanik, arrestohet 28-vjeçarja shqiptare! Nuk dispononte as patentë

31 Gusht, 15:58| Përditesimi: 31 Gusht, 15:59

  • Share

Një grua 28-vjeçare në Selanik të Greqisë është arrestuar nga policia greke pasi shkaktoi një aksidente automobilistik.

Sipas shtypit grek, aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës.

28-vjeçarja u përfshi në një aksident me pasoja në dëme materiale, fatmirësisht pa të lënduar.

Por policia greke zbuloi se 28-vjeçarja nuk posedonte as patentë, për shkak se i ishte pezulluar më herët për një tjetër shkelje rrugore.

Ajo është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatës për masë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?