Bota

Greqi, shmanget një tragjedi si ajo e Essex, në Xanthi rreth 41 persona brenda një kamioni (VIDEO)

4 Nëntor 2019, 14:25| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 15:15

  • Share

Disa ditë pas lajmit tronditës se 39 Vietnamezëve të gjetur të vdekur brenda një trajleri frigorifer në Essex, në qytetin Xanthi, në brigjet e Detit Egje në Greqi, është shmangur një tragjedi e ngjashme.

Siç bëhet e ditur, sot policia ka ndaluar një kamion të dyshuar se transportonte emigrantë të paligjshëm.

Policia ndaloi automjetin dhe gjeti bredna tij mbi 41 imigrantë.

Kushtet brenda makinës ishin asfiksuese dhe emigrantët kishin vështirësi në frymëmarrje.

Siç raportohet nga media lokale, e vështirë të thuhet se ata do mbijetonin në kushte të tilla.

Mosha mesatare e emigrantëve të bllokuar ishte midis 20 dhe 30 vjeç.

Në videon e shpërndarë nga 'Xanthinews' mund të shihni kamionin, ambulancat dhe njerëzit në terren duke marrë ndihmën e parë.

Shoferi i kamionit u arrestua. Nuk bëhet e ditur kombësia e emigrantëve.

Shumica e emigrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë. Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të emigrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?