Autoritetet në Greqi janë vënë në alarm pas shpërthimit të një bombe në qendër të Athinës, e cila dyshohet se kishte objektiv Ministrinë e Punës.
Shërbimi antiterror kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ekziston frikë për një goditje të dytë. Sipas mediave greke kamerat kanë arritur të filmojë autorët.
Vlen të theksohet se autorët edhe pse ishin në dijeni të kamerave kanë qenë të vendosur për arritjen e qëllimit të tyre, raporton Protothema.
Zëvendësministri i Punës në Greqi, Vasilis Spanakis, pas shpërthimit të bombës theksoi se Ministria vijon punën normalisht dhe se punonjësit janë të sigurt.
“Dëmi material ishte i shumtë, por punonjësit janë të sigurt”, tha ai.
Ndërkohë vijojnë hetimet e autoriteteve për identifikimin e autorëve që vendosën lëndën shpërthyese në qendër të Athinës, shkruajnë mediat greke.