Roja bregdetare greke

Kosova & Rajoni

Greqi/ Shpëtohen 77 emigrantë në det, erërat e forta rrezikuan mbytjen e varkës së tyre

24 Qershor 2024, 08:31| Përditesimi: 24 Qershor 2024, 08:33

  • Share

GREQI – Autoritetet greke kanë shpëtuar këtë të hënë 77 emigrantë, të cilët udhëtonin në një varkë me vela, në Amorgos.

Sipas medias greke Protothema, emigrantët u shpëtuan nga policia portuale, ndërsa varka ndodhej mes Amorgos dhe Astypalaia, një zonë me erëra të forta, duke rrezikuar kështu jetën e emigrantëve.

Fillimisht varka u rrethua nga 3 varka të rojes bregdetare, të cilët morën emigrantët dhe i transportuan në portin e Naxos.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?