Shqiptarët duke festuar në Athinë festën e Pavarësisë

Kosova & Rajoni

Greqi/ Shqiptarëve u ndalohet tubimi në Athinë, Policia greke: Mund të shkaktojë tensione dhe reagime negative

14 Dhjetor 2024, 21:49| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 18:44

  • Share

GREQI - Policia greke ka njoftuar ndalimin e një grumbullimi të shtetasve shqiptarë të organizuar përmes rrjeteve sociale në lagjen Alimo të Athinës më 15 dhjetor 2024. Autoritetet theksojnë se ngjarja mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, që sipas tyre, mund të provokonin tensione dhe reagime negative, veçanërisht nga grupe ekstremiste lokale.

Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Atikës jug-perëndimore, theksohet se ngjarja nuk ka një arsye formale si festimet e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor, kur shqiptarët në Greqi festuan lirshëm dhe pa pengesa në sheshin "Sindagma" të Athinës. Këto festime spontane atëherë u pritën përgjithësisht pozitivisht nga mediat dhe publiku grek. Për ngjarjen e planifikuar në Alimo, policia ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve

ELAS njoftoi se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalon tubimin publik në natyrë, i cili është paralajmëruar përmes rrjeteve sociale për nesër në orën 19:00 në rrugën “Koris” në zonën e Alimos, nga shtetas shqiptarë .

“Ndalimi i mësipërm vendoset nga njëra anë, pasi ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar nga mbajtja e tubimit të mësipërm dhe nga ana tjetër, mbajtja e tij do të shkaktojnë pengim të qarkullimit dhe aksesit në shërbimet publike, organizatat me përfitim të përbashkët dhe institucionet infermierore, funksionimin e infrastrukturës dhe objekteve publike dhe furnizimin e tregut me sende jetike”, thonë mediat vendase.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elinasi: 15/12/2024 17:13

    Deri dje kerkonit psomi dhe nero tani na dilni na festoni kte fest te qelbur qe esh dhe turp se ne fund fundit nuk u cliruat por u copetuat se iku turku e ja u morem ne ruset. Megjithate ikni e festoni ne tiran jo ne cdo vend europes si bajga lopesh dilni mes rrugeve

    Përgjigju
  • Dalip: 15/12/2024 16:41

    Shqiptare hani buk ushqehuni, por nga momenti qe greku nuk njef pakicat kombetare (mionotites) qe jane, vllenj turq arvanites, ju mos kerkoni qe te gjeni zgjidhjen e te drejtave ne ate shtet. Komenti im bazohet ne jeten 30 vjecare qe jetova ne greqi. Respekte dhe gezuar festat e fundvitit

    Përgjigju
  • Anti grek.: 14/12/2024 22:44

    Zgjyra ballkanase ne veprim. Si djalli nga thimjami kane frike nga ngjyrat kuqezi! ‘Sternipat’ e Dimostenit dhe te Sokratit, sipas varantit aziatik, nga dhe ku jane shumica qe mban leksione demokracie neper bote ! Tromara!!!!

    Përgjigju
    • Niku: 16/12/2024 10:31

      Shumica e fjaleve qe perdore jane te greqishtes. Te pakten perpiqu te flasesh shqip o injorant

  • Anti greku: 14/12/2024 22:40

    Si djalli nga thimjami keni frike, o shurrake Gerr-qie nga ngjyrat kuqezi! E drejta e fjales, grumbullimit dhe organizimit jane te drejta themelore te sanksionuara me ligj! U dhjefsha mu ne demorkaci qe demek mbeshtesni.; zhjyre ballkanaae jeni, asgje me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?