Kosova & Rajoni

Greqi/ Shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë, telefonoi familjen para se të vdiste! Shkak dyshohen pazaret e drogës, autori dhe viktima me precedentë (EMRI+VIDEO)

22 Maj, 15:54| Përditesimi: 22 Maj, 18:20

  • Share

Greqi- Një 41-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Greqi, nën dyshimin e konflikteve të vjetra në fushën e drogës, pasi edhe autori i dyshuar i krimit kishte precedentë penalë për trafik narkotikësh dhe është shpallur në kërkim.

Viktima është identifikuar si Altin Arapaj, 41 vjeç. Familjarët e tij e gjetën trupin e pajetë në mes të vreshtit, ku viktima ndodhej. Para se të jepte frymën e fundit, i ka telefonuar gruas se ishte qëlluar "nga një miku i tij", duke i dhënë edhe emrin. Viktima është përpjekur të japë edhe lokacionin për familjarët, por pa arritur të jepte adresë të detajuar.

Media helene informon se ngjarja dyshohet se ndodhi mbrëmjen e së martës dhe gjetja e trupi u bë sot rreth orës 14:30, (22 maj), në një zonë rurale në Rafinë, Artemida, pranë rrugës 'Panagias Gorgoepikoou', brenda një vreshti.

Sipas informacioneve të para, burri me origjinë shqiptare arriti të kontaktonte familjen e tij përpara se të vdiste, ndërsa ekspertët konstatuan se ai kishte një plagë plumbi që tejshkonte faqen dhe pjesën e kokës. I plagosur rëndë ai ka mundur të mbijetojë për disa orë. Gruaja njoftoi menjëherë Policinë dhe kërkimet çuan te trupi i tij vetëm pas më shumë se 20 orësh.

“Ai ka një plagë të dukshme me armë zjarri në faqe dhe policia po heton të gjitha mundësitë, megjithatë vlerësimet fillestare tregojnë për një akt kriminal”, informon media greke.

36-vjeçarja e telefonoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë helene. Ata shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por burri nuk u gjet. Trupi u zbulua metra më tej pas kërkimeve të intensifikuara, ndërsa ai përpiqej të mbijetonte.

Njëkohësisht, sipas të njëjtave informacione, viktima kishte qenë më parë në duart e autoriteteve për vepra të ndryshme penale, përfshi edhe fushën e drogës. Autori i krimit dyshohet se është gjithashtu me origjinë shqiptare dhe i njohur për autoritetet po për përfshirje në raste droge. Ndaj pista kryesore mbetet larja e hesapeve për prishjen e pazareve të drogës.

Rruga ku ndodhi krimi

1747928077_Screenshot10.jpg

 

Altin Arapaj

1747930844_1.jpg

 

Altin Arapaj

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?