Greqi/ Skandal në Kishën Katolike! Dy priftërinj përvetësuan 3 milionë euro dhe i investuan në lokalet e natës

24 Tetor, 15:56| Përditesimi: 24 Tetor, 20:03

  • Share

Kisha Katolike e Greqisë është përfshirë në një skandal të madh.

Autoritetet e vendit fqinj kanë nisur një hetim, pasi dy priftërinj të lartë në hierarkinë e Kishës kanë përvetësuar një shumë prej 3 milionë euro, duke i investuar ato në disa lokale nate.

Pas kësaj, Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave ka proceduar me ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të pesë pronarëve të klubeve të natës, pasi më parë ka përcjellë gjetjet e tij në organin kompetent të akuzës.

Sipas mediave greke, ky hetim e ka zanafillën tetë vite më parë, kur u zbuluan shuma të mëdha parash që dilnin nga llogari të caktuara nga dy priftërinjtë dhe përfundonin në llogaritë e pronarëve të disa klubeve të natës dhe shfaqeshin si investime në ato biznese.

Institucionet ligjzbatuese në Greqi u vunë në lëvizjes pas alarmit që ngriti banka për lëvizje të shumave të mëdha.

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave konstatoi se shuma prej 3 milionë eurosh ishte përvetësuar nga fondet e Kishës Katolike dhe të gjitha hetimet i çuan tek dy priftërinjtë dhe disa biznesmenëve të lokaleve të natës.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?