Greqi, sulm me bomba molotov mbi ndërtesat e televizionit SKAI dhe gazetës Kathimerini  

18 Prill 2020, 09:08| Përditesimi: 18 Prill 2020, 09:11

  • Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur kryen një sulm me bomba molotov në ndërtesën ku janë vendosur televizioni SKAI dhe gazeta Kathimerini, në Neo Faliro.

Sipas Policisë, autorët e sulmit ishin katër persona që hodhën drejt ndërtesës 3 bombat arizanale, njëra prej të cilave shpërtheu në oborr dhe dy të tjetër në ballkonin e katit të parë, por pa shkaktuar dëme të mëdha.

Autorët e sulmit më pas u larguan ndërsa policia po heton për gjetjen dhe arrestimin e tyre si dhe po shqyrton videon nga kamerat në ndërtesë dhe zonën përreth, në mënyrë që të mbledhë informacione për katër të panjohurit.

Skai tv, është sulmuar edhe 3 herë të tjera me bomba dhe me lënë shpërthyese. Në të treja rastet sulmet kane qenë vepër e ektremistëve të majtë. 

Komento

Komente

  • Vlore: 18/04/2020 14:58

    Kush pjer dhe ç na duhene neve jorgjete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?