50-vjeçari i arrestuar

Greqi/ Sulmoi me acid në fytyrë ish-bashkëshorten, 50-vjeçari arrestohet sapo shkon në spitalin ku ndodhej ish-gruaja, donte ta vriste

11 Gusht 2022, 15:44| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 16:07

  • Share

GREQI-  Një 50-vjeçar nga Messina i shtyrë nga mosmarrëveshjet familjare dyshohet se ka sulmuar ish-bashkëshorten duke i hedhur lëng kaustik (acid) një 49-vjeçareje, e cila rrezikon të humbasë syrin e djathtë.

Të dy ishin ndarë në gjashtë vitet e fundit, dhe kishin katër fëmijë së bashku, ndërsa ish-gruaja e tij kishte dhe dy fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Së fundmi ata kanë bashkëjetuar sërish për shkak të problemeve financiare me të cilat ka hasur 49-vjeçari. Megjithatë, raportet thonë se lidhja e tyre ishte vetëm formale.

50-vjeçar që sulmoi ish-bashkëshorten arrestua kur shkoi në spital për ta vizituar disa orë më vonë pas ngjarjes. Autori fillimisht mohoi ngjarje, por më pas pranoi se ishte ai që kishte e sulmuar acid ish-bashkëshorten e tij.
Mediat greke thonë se 50-vjeçari e  kishte blerë acidin në një supermarket me qëllimin për ta vrarë ish-gruan.

Gruaja është gjetur nga pronari i dyqanit të pastrimit kimik dhe është dërguar në spital. Pronari i biznesit e gjeti punonjësen 49-vjeçare në gjendje të rëndë.

“Vrapova menjëherë për ta ndihmuar, autori ishte larguar. Ajo ishte në gjendje të rëndë. Ajo kishte hapur dyqanin, ndërsa pasu u sulmua me acid ajo kishte marrë në një peshqir dhe po përpiqej të fshinte lëngun nga fytyra ! Telefonova policinë për t’i informuar për sulmin që mori punonjësja dhe më pas erdhi babai im dhe më ndihmoi ta çoja në spital me makinën tonë. Nuk më kishte thënë kurrë se ishte  kërcënuar nga dikush apo se kishte ndonjë problem ”, tha Iosif Pambouktsidis për protothema.gr.

 

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?