Kultura

Greqi, të mitur në sallë për të parë ‘Joker’, policia ndërhyn në dy kinema në Athinë

21 Tetor 2019, 15:41| Përditesimi: 21 Tetor 2019, 15:44

  • Share

Në Greqi, policia bastisi dy kinema ku po transmetohej filmi ‘Joker’ i Todd Phillips për të mos lejuar fëmijët të shikonin filmin.

Në shumicën e vendeve ku është shfaqur filmi, fituesi i Luanit të Artë në Venecia, është i ndaluar për fëmijët nën 15 vjeç.

Sipas një ligji të vjetër grek, të rishikuar në vitin 2010, kushdo që lejon të miturit në shfaqjen e filmave të kategorizuar ‘R’ (për të cilin duhet të jesh të paktën 17 vjeç) rrezikon gjobë deri në 10 mijë euro.

Të miturit u nxorrën nga sallat e kinemasë dhe u dërguan në kazermat e policisë dhe u lanë të lirë pasi prindërit e tyre erdhën për t'i marrë.

Në rrjetet sociale, grekët flasin për "shtet autoritar" dhe "abuzim policie” për rastin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?