Foto ilustruese

Greqi/ Të pavaksinuarit mbi 60 vjeç do të përballen me gjoba! Ministri i Shëndetësisë: Paratë do të përdoren për të financuar spitalet shtetërore

17 Janar 2022, 16:10| Përditesimi: 17 Janar 2022, 16:14

  • Share

Greqia e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç, pasi mesatarja e vaksinimit mbetet nën atë të Bashkimit Evropian.

Personat e kësaj grup-moshe, që nuk vaksinohen, do të përballen me ndëshkime, duke nisur nga 50 euro në janar dhe me nga 100 euro në muajt pasues.

Rreth dy të tretat e popullsisë greke prej 10.7 milionë personash janë të vaksinuar plotësisht, përderisa mesatarja e Bashkimit Evropian është mbi 70 për qind.

Shkalla e vdekjeve dhe hospitalizimit është rritur pas përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka thënë se gjobat do të mblidhen nga zyra e taksave dhe paratë do të shfrytëzohen për të financuar spitalet shtetërore.

“Faktori i moshës është i rëndësishëm për shkak të ndikimit në sistemin publik shëndetësor”, ka thënë Plevris.

Vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët e kujdesit shëndetësor ka nisur të zbatohet vitin e kaluar.

Pas 1 shkurtit, certifikata e vaksinës për të rriturit do të skadojë pas shtatë muajve, nëse nuk merret doza përforcuese e vaksinës./REL/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?