Zona arkeologjike e Akropolit

Kosova & Rajoni

Greqi/ Temperaturat përvëluese ‘mbyllin’ Akropolin

12 Qershor 2024, 14:27| Përditesimi: 12 Qershor 2024, 14:29

  • Share

Zona arkeologjike e Akropolit, një nga vendet më të vizituara nga turistët, ditën e sotme do të jetë i mbyllur nga 12:00-17:00.

Me anë të një njoftimi Ministria e Kulturës tha se Akropoli do të mbyllet pasi pritet që temperaturat mund të arrijnë deri në vlerën 43 gradë Celsius.

Kjo valë e të nxehtit, pritet që të zgjasë deri ditën e nesërme.

Në disa zona të vendit shumë shkolla nuk do të hapen deri nesër. Ndërkohë që Ministria e Punës rekomandoi që punonjësit publikë të punojnë online, ndërsa për ata që punojnë jashtë këshillohen që të shmangin punën gjatë orëve të pikut, nga mesdita deri në orën 17:00.

Shërbimet e ambulancës dhe autoritetet mjekësore janë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë për të qenë në gatishmëri të qytetarëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?