Foto ilustruese

Greqi/ Tentoi të përdhunonte punonjësen e shtëpisë publike, se refuzoi t'i jepte shërbimin, arrestohet shqiptari

5 Qershor, 11:58| Përditesimi: 5 Qershor, 12:05

  • Share

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar, të martën e 4 qershorit pasi tentoi të përdhunonte një punonjëse të shtëpisë publike në Volos, Greqi.

Ai është akuzuar për tentativë përdhunimi dhe dëmtim të pronës së huaj.

Burri pasi hyri në shtëpinë publike, ka kërkuar shërbime seksuale të cilat punonjësja refuzoi që t’ia japë, ndërsa më pas ka nisur të hedhë sende dhe të shkaktojë dëme duke sharë dhe kërcënuar punonjësen, shkruan prothotema.gr.

Të bërtiturat e gruas shkaktuan trazira në qendër të Volosit dhe banorët e zonës lajmëruan menjëherë policinë.

Pas arrestimit i pandehuri nuk i është bindur efektivëve të policisë, ndërsa gruaja thuhet se e raportoi që shqiptari u përpoq ta përdhunonte.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?