Greqi, Rajoni Evia

Greqia ‘lëkundet’ sërish, tërmet me magnitudë 5.0 godet rajonin e Evias! Flet sizmiologu i famshëm grek: I frikësohemi aktivizimit sizmik

29 Nëntor 2022, 13:56| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 22:35

  • Share

Greqia përballet sërish me tërmete. Rajoni i Evias goditet nga tre tërmete të fortë duke ngritur alarmin nga ana e ekspertëve për aktivizim të mundshëm sizmik në këtë zonë.

Ekspertët kanë deklaruar për mediat greke se në fillim, rajoni u godit me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe  pas kësaj goditjes së parë pati dhe dy goditje të tjera,  të cilat quhen pasgoditje sipas ekspertëve të fushës. Njëra goditje u regjistrua  me magnitudë 4.1 dhe tjetra 4.2.

Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jetë nga tërmeti, por gjithçka që është regjistruar në bilancin pas tërmetit janë dëme materiale të vogla. Megjithatë, sizmiologët janë të shqetësuar pasi rajoni i Evias ka pasur edhe goditje të tjera të tërmeteve muajt e fundit, duke nisur që nga tetori.

Dr. Gerasimos Papadopoulos ka folur për situatën e tërmetin në mediat greke dhe ka thënë se tërmeti ishte i parashikueshëm të ndodhte, pasi ka pasur edhe tërmete të tjera të vogla në tetor dhe përgjatë vitit. Gjithashtu , ai thekson faktin që ka shtim të aktivitetit sizmik edhe për shtete të tjera si Shqipëria, Turqia, etj.

“Është e rëndësishme të theksohet se aktiviteti sizmik në këtë zonë ka nisur që në tetorin e kaluar me shumë tërmete me magnitudë më të vogël ku më i madhi ka ndodhur dje më 28 nëntor me magnitudë 3.3 Rihter. Pra tërmeti i mëngjesit prej 4.8 Rihter do të thosha që ishte “njoftuar” nga një seri tërmetesh që zgjatën për dy muaj. Kështu që ne shkencëtarët do të duhet të marrim parasysh këtë histori të dy muajve të fundit për të parë nëse ky tërmet është kryesori apo jo. Do të duhet të presim disa ditë për të pasur një mendim më i vendosur”, tha Papadopoulos për median greke Protothema.

Ora 21:19
Greqia ‘lëkundet’ sërish, tërmet me magnitudë 5.0 godet rajonin e Evias

 Një tërmet me magnitudë 5.0  Rihter është regjistruar pak minuta më parë në Evia.

Mediat greke bëjnë me dije se lëkundjet kanë qenë të forta dhe se tërmeti është ndjerë në Atikë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?