Roja bregdetare greke

Kosova & Rajoni

Greqi/ Thriler në Egje, i burgosuri turk hidhet në det nga trageti gjatë shoqërimit nga policia

31 Gusht, 11:55| Përditesimi: 31 Gusht, 11:56

  • Share

Greqi - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Detin Egje në Greqi ditën e djeshme, kur një i burgosur turk që po transferohej me target nga policia greke, u hodh në det. Rasti është bërë i ditur sot nga shtypi grek.

I burgosuri arriti të dalë në kuvertën e tragetit, dhe sipas dëshmitarëve, mori vrull dhe u hodh në det. Katër efektivët e policisë që po e shoqëronin njoftuan menjëherë kapitenin e tragetit, i cili ndaloi motorët dhe filloi kërkimet. Në operacionin e shpëtimit u përfshinë edhe mjete lundruese të Rojës Bregdetare Greke, por deri tani i burgosuri nuk është gjetur.

Turku ishte arrestuar më 7 korrik për trafik emigrantësh dhe po mbahej në paraburgim në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos.

Ai po transferohej për t’u paraqitur në gjykatë kur ndodhi incidenti.

Ndaj katër policëve që e shoqëronin të burgosurin është hapur një hetim disiplinor. Hetimet paraprake janë marrë në dorë nga Roja Bregdetare, e cila vijon kërkimet në zonë.

Ngjarja ka ngjallur reagime në opinionin publik grek, ndërsa autoritetet theksojnë nevojën për rishikim të protokolleve të sigurisë gjatë transferimeve të të burgosurve.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?