Marshimi drejt ambasadës izraelite në Athinë

Kosova & Rajoni

Greqi/ Tubim dhe marshim solidariteti për Gazën, hidhet bojë e kuqe drejt ambasadës izraelite: Është gjaku i popullit palestinez

31 Maj, 22:56| Përditesimi: 31 Maj, 23:04

  • Share

Një tubim dhe marshim solidariteti për popullin palestinez u mbajt të shtunën në Parkun e Lirisë në Athinë nga qindra qytetarë, punëtorë, sindikata dhe anëtarë të komunitetit palestinez në Greqi, i ndjekur nga një marshim drejt ambasadës izraelite. Kërkesat kryesore ishin ndalimi i gjenocidit ndaj palestinezëve në Gaza dhe ndërprerja e bashkëpunimit të qeverisë greke me Izraelin.

"Dhunë, pushtim, gjenocid, shteti i Izraelit praktikon terrorizëm", "Ky krim është nënshkruar nga NATO - evropianët dhe izraelitët", "Shteti terrorist nuk është aleat, është populli ai që bëhet guerilas", ishin disa nga sloganet që dominuan.

Në fund, protestuesit hodhën bojë të kuqe drejt ambasadës dhe automjetet e policisë të parkuara para ndërtesës, me sloganin "gjaku i popullit të Palestinës dhe i fëmijëve të tyre që shteti vrasës i Izraelit po i masakron".

Gjatë marshimit, një palestineze e vogël recitoi edhe një poezi për atdheun e saj.

"Në këtë tokë ka diçka për të cilën ia vlen të jetosh, ardhja e prillit... Në këtë tokë ka diçka për të cilën ia vlen të jetosh, fundi i shtatorit... Sloganet e popullit për ata që largohen duke qeshur dhe frika nga tiranët. Ka diçka për të cilën ia vlen të jetosh në këtë tokë... quhet Palestinë, ende quhet Palestinë!"

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?