Tre ditë më parë, një 27-vjeçar shqiptar në Greqi u akuzua se është autor i një grabitje me pasojë plagosjen e një vajze 25-vjeçare ukrainase në Selanik.
Shqiptari, i cili rezulton që të jetë arratisur nga burgu i Kassandra në Greqi një ditë para plagosjes, pra më 18 shtator, vijon të jetë në arrati.
Por një zhvillim i fundit, ka treguar se nuk është ai personi që plagosi me thikë ukrainasen duke i marrë celularin dhe 2000 euro.
Ka qenë analiza e shenjave të gishtërinjve në vendngjarje që tregoi se nuk bëhet fjalë për shqiptarin, por një tjetër autor, që nuk dihet ende.
Ka qenë edhe dëshmia e vetë ukrainases së plagosur, e cila konfirmoi përmes një fotografie se ishte pikërisht shqiptari i arratisur nga burgu ai i cili e kishte sulmuar.
Por analiza e gjurmëve të gishtërinjve hedh poshtë këtë teori. Në shtëpinë e saj, ku ndodhi dhe ngjarja, nuk ka asnjë shenjë gishtërinjsh të 27-vjeçarit shqiptar.
Për këtë të fundit vijojnë kërkimet për ta gjetur pas arratisjes nga burgu, teksa paralelisht vijojnë hetimet dhe kërkimet për autorin e plagosjes dhe të grabitjes së 25-vjeçares ukrainase.
Komente
