Fotoja e shqiptarit, publikuar nga mediat greke

Kosova & Rajoni

Greqi/ U arratis nga burgu dje, i riu shqiptar plagos me thikë ukrainasen dhe i vjedh 2 mijë euro

19 Shtator, 20:04| Përditesimi: 19 Shtator, 20:18

  • Share

GREQI - Një shtetas shqiptar 27-vjeçar, i arratisur një ditë më parë nga burgu i Kassandra, ka sulmuar me thikë një ukrainase 25-vjeçare pasditen e së premtes në Kypsa, në Halkidiki.

Sipas raportimeve, rreth orës 17:00, shqiptari hyri në banesën e të resë, e qëlloi me thikë, i mori telefonin celular dhe 2.000 euro.

Pas sulmit, autori u arratis, ndërsa viktima u dërgua me urgjencë në spital nga një ambulancë e EKAB.

25-vjeçarja e njohu autorin nga një fotografi e shqiptarit që i treguan policët.

27-vjeçari ishte i burgosur për çështje të trafikut të paligjshëm të emigrantëve dhe u arratis rreth orës 11:00 të enjtes gjatë punimeve pranë burgut.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?