Greqi/ U hodh për të kapur kryqin në ujë, 24-vjeçari përplas kokën në shkëmb! I riu përfundon në koma (VIDEO)

6 Janar 2021, 15:46| Përditesimi: 6 Janar 2021, 15:54

  • Share

Rituali i përvitshëm i “Ujit të bekuar” nga besimtarët ortodoksë nuk përfundoi mirë në qytetin e Amarynthos në Greqi.

Një 24-vjeçar është plagosur rëndë pasi u hodh në ujë për të kapur kryqin teksa ai goditi kokën në një shkëmb.

Mediat greke kanë publikuar momentin kur i riu është hedhur në ujë dhe vetëm pak më pas është nxjerrë nga disa persona të tjerë.

Nga ekzaminimet paraprake, mësohet se i riu është futur në koma pasi ka humbur funksionin tek gjymtyrët. Ai do të dërgohet në një spital në Athinë për tiu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 06/01/2021 17:12

    KESHTU ESHTE KUR MERESH ME BUDALLALLEQET E PRIFTERINJVE QE KAN TER JETEN QE MASHTROJN NJERZIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?