Policia Greke arrestoi mbrëmjen e së martës (30 Janar) një 48-vjeçar me shtetësi shqiptare, Ralf Feruku, nën akuzën e një vrasje dhe një plagosje të ndodhur në vitin 2014, në aeroportin e Athinës. Ai ishte vënë në kërkim për akuzën e vrasjes së Aleks Maksim Rapo dhe plagosjen e Maria Shkëlqim Lamja. Por së fundmi, Gjykata e Athinës vendosi ta lërë me masën detyrim paraqitje dhe mos dalje nga vendi si dhe garanci pasurore prej 10 mijë eurosh.
Ngjarja ndodhi në kilometrin e 50 të aksit që lidh aerodromin me qendrën e Athinës.
Viktimat ndodheshin në automjetin e markës Smart me targë IMT 2460 në kohën që një sasi eksplozivi shpërtheu duke e lënë të vdekur në vend Rapon dhe plagosi rëndë Maria Lamjan.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje Ralf Feruku u kap gjatë një kontrolli rutinë në Lamia teksa ndodhej në një makinë me të dënuarin e famshëm të burgjeve greke, Alket Rizai, raportojnë mediat greke.
Sipas policisë lokale, një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë ndaloi për një kontroll për masat anti-Covid, një automjet me xhama të errët, dhe me habi u konstatua se në bordin e automjetit ndodhej Alket Rizai i cili kishte marrë leje disa ditore nga burgu i Dhomokos ku kryen dënimin.
Së bashku me të ishte 39 vjeçari Ralf Feruku dhe një shtetas grek, edhe ai person shumë i njohur në botën e krimit në Greqi.
Pasi u gjetën pa maska, të tre personat u gjobitën 300 euro secili për shkelje të rregullave të Covid-19, dhe në vazhdim u verifikuan të dhënat personale të tyre në sistemin e policisë greke.
Prej verifikimit,u gjet se Ferruku ishte në kërkim për disa akte të dhunshme, si vrasje, plagosje dhe gjobëvënie.
Në vazhdim Feruku ishte deportuar nga Greqia pasi ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin në ekzekutimin e Rapos.
Në atë periudhë Feruku kishte mohuar akuzat, çka sërish bëri sapo u ndalua prej autoriteteve një natë më parë. Ai do të dërgohet në gjykatë për t’u njohur me provat e reja në ngarkim të tij lidhur ngjarjen e vitit 2014.
Gjykata e Athinës vendosi ta lërë me masën detyrim paraqitje dhe mos dalje nga vendi si dhe garanci pasurore prej 10 mijë eurosh, 48 vjeçarin, Ralf Faruku.
Sipas vendimit të gjykatës ndaj 48-vjeçarit mbeten akuzat për vrasje dhe plagosje me rrethana cilësuese. Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjet dhe deklaroi se është në dispozicion të drejtësisë.
Për momentin ai ndodhet ende në gjykatë pasi pritet vendimi nëse do të ketë penalitete për veprën penale të hyrjes së jashtëligjshme në vend ose jo, raporton Protothema.
Sipas mbrojtjes kjo akuzë është formale pasi Faruku u kthye në Greqi me marrëveshje me organet e rendit dhe ishte pjesë e hetimeve që organet greke po kryejnë për veprat penale që po hetohet.