Sasia e kanabisit e sekuestruar nga policia greke

Kronikë

Greqi, u kapën me 208 kg kanabis, bien në pranga i riu shqiptar dhe 2 grekë

18 Qershor 2018, 16:17| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 16:52

  • Share

Policia greke ka arrestuar një shqiptar dhe dy grekë, pasi janë kapur duke transportuar 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa.

Poseduesit e drogës u ndaluan në Kozani, në pjesën veriperëndimore të vendit, ku policia sekuestroi ngarkesën. Ngarkesa e drogës ishte vendosur në një makinë tip furgon, që drejtohej nga një 25-vjeçar, grek. Ndërsa në vendin e pasagjerit ndodhej një shqiptar, 32-vjeç. 

Ndërkohë policia arrestoi edhe dy grekë të tjerë që mbështesnin transportuesit e drogës. Po ashtu pas një verifikimi 32-vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?