Masa e sigurisë ndaj shqiptarit dhe grekut të arrestuar për vrasjen

Kosova & Rajoni

Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!

6 Janar, 16:02| Përditesimi: 6 Janar, 16:13

  • Share

Greqi- Gjykata greke la në paraburgim 2 të arrestuarit për vrasjen mizore të 34-vjeçarit, gjatë një sherri mëngjesin e Vitit të Ri, (1 Janar), në pedonalen kryesore të Serres .

Dy të arrestuarit, një 27-vjeçar grek dhe një 29-vjeçar shqiptar, kanë mbërritur në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm (6 Janar) në Gjykatën e Serres, të shoqëruar nga forca të shumta policie.

Shqiptari është identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, i cili punonte si roje sigurie në lokal, kurse 3 të tjerët janë shtetas grekë.

Sipas medias greke, dy të arrestuarit gjatë deklaratës së tyre thanë se kanë marrë një telefonatë nga një prej dy autorëve të shpallur në kërkim, kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe janë përfshirë në sherr.

Njëri ka pranuar se kishte armën dhe ka qëlluar për të frikësuar 34-vjeçarin, por ata thanë se nuk kishin lidhje me vrasjen.

Të arrestuarit u dërguan në burgjet e Nigritës.

“E kanë goditur dy herë me thikë”, tha i vëllai i 34-vjeçarit pas ngjarjes.

Ai ka shpjeguar se gjithçka ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur vëllai i tij së bashku me kunatin kanë mbërritur në hyrje të klubit të njohur në zonë.

Aty kishte njerëz që prisnin dhe vëllai i tij që kishte konsumuar alkool dhe nuk donte të priste në radhë, anashkaloi radhën e njerëzve dhe shkoi në krye.

Më pas, punëtori në “derën” e biznesit i kërkoi të kthehej për të pritur, ndërsa viktima e pyeti “kush je ti që më thua të pres?”.

Autori ia kthehu me kërcënim: “Tani do të shohësh kush jam unë”.

Ai u largua dhe pas gjysmë ore u kthye me kushëririn e tij, teksa mbante thikën dhe tjetri armën e zjarrit. Ai e goditi dy herë me thikë në mes të rrugës, një herë në arterien gjenitale dhe një herë në brinjë, nga pas shpine.

Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar, për të cilët janë lëshuar urdhra arresti.

Shtetasi grek, që mbeti viktimë e sulmit

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?