Mariza Tertseti Papadata

Kosova & Rajoni

Greqi/ Vranë me thikë noteren me qëllim për ta grabitur! Arrestohen tre shqiptarët

27 Maj, 10:43| Përditesimi: 27 Maj, 14:03

  • Share

Tre shqiptarë - baba, bir dhe xhaxha - janë arrestuar nga autoritetet greke si autorë të dyshuar të vrasjes së noterës 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, e cila u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos në muajin shkurt.

Emrat e të ndaluarve nuk janë bërë  të ditur, por lidhja e tyre familjare dhe origjina shqiptare janë konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Ngjarja u zbardh pas hetimeve të Departamentit të Vrasjeve, ku një rol kyç pati rrëfimi i xhaxhait, banues në Nemea. Ai u shoqërua për marrje në pyetje dhe, pas përballjes me provat e mbledhura, pranoi përfshirjen dhe zbuloi detaje të planit për grabitje.

Sipas tij, një ditë para ngjarjes, kishte udhëtuar drejt ishullit ku banonte i vëllai, me të cilin ishin dakordësuar për të grabitur viktimën, për të cilën kishin dijeni se mbante para në banesë.

Të dy vëllezërit u strehuan në një ambient me qira të marrë nga djali i cili kishte rolin e shoferit dhe të nesërmen, të maskuar me kapuçë, doreza dhe maska, i zunë pritë viktimës pranë banesës së saj. Sipas dëshmisë, kur ajo u përpoq të rezistonte, ndodhi përplasja fatale. Noterja u godit me thikë në kofshë dhe humbi jetën për shkak të hemorragjisë së madhe, shkruan Prothotema.gr.

Mjeku ligjor konfirmoi se plagët ishin shkaktuar nga armë e mprehtë dhe se vdekja kishte ndodhur brenda pak minutash.

Pas ngjarjes, babai dhe xhaxhai u larguan në këmbë për më shumë se një orë, deri sa djali i mori me makinë. Rrobat e përgjakura u dogjën dhe arma e krimit u zhduk. Vetëm babai nuk ka pranuar autorësinë e goditjes, ndryshe nga djali dhe vëllai i tij, të cilët rrëfyen gjithçka.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 27/05/2025 10:49

    Nuk u mesuan keta barbonet me ligj, rregull e pune. Shkojne bejne krime idiote dhe na marrin fytyren. Denim maksimal krimineleve, mos pafshin drite dielli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?