Pronari grek i kampingut që u vra.

Kosova & Rajoni

Greqi/ Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar, policia zbulon testamentin e pasurisë: Po e shkruaj në rast vdekje të papritur...

10 Tetor, 19:08| Përditesimi: 10 Tetor, 19:13

  • Share

Greqi – Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e pronarit grek të kampingut 68 vjeç dhe punëtorit të tij shqiptar.

Autori i vrasjes, pas vrasjes, është larguar drejt Athinës duke kaluar nga rrugë dytësore.

Policia greke ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, që tregojnë se autori është parë në Athinë. Aktualisht, një ekip i specializuar nga Kallamata bashkëpunon me Departamentin e Vrasjeve në Atikë për të arrestuar autorin dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Një testament me shkrim dore i pronarit grek i bërë vetëm 3 ditë para vrasjes ka bërë që polici greke të dyshojë për këtë në lidhje me motivin.

Në testamentin e tij, ai kishte vendosur që pjesën më të madhe të pasurisë t’ia lërë nipit të tij, i cili gjithashtu ka qenë dëshmitar i vrasjes. Dokumenti fillon me një frazë që tregon pasigurinë dhe frikën e tij për jetën.

“Unë shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur", shkruante ai. Në testament, pronari i kampingut shkruan me shumë ndjenja për nipin e tij, të cilin e konsideronte si fëmijën e tij dhe për të cilin kishte shprehur dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm. Ai gjithashtu i la gjysmën e pasurisë kujdestarit të kampingut, punëtorit shqiptar, mikut i tij i ngushtë, i cili u vra gjithashtu në ngjarjen tragjike.

Në fund të testamentit, ai u ka lënë gjithashtu shuma të konsiderueshme parash motrës dhe djalit të saj, si dhe mikut të tij shqiptar, nëse nipi i tij do të vendoste të shiste pronën.

Për më tepër, autoritetet kanë gjetur një testament të mëparshëm të 68-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë hartuar rreth një vit më parë dhe i vulosur. Autoritetet janë duke e krahasuar këtë testament me dokumentin e fundit për të nxjerrë më shumë informacione për ngjarjen.

Vrasja ndodhi gjatë mbrëmjes së së dielës së kaluar, kur autori hyri me forcë në ambientin e pritjes së kampingut, ku ndodheshin pronari dhe punëtori shqiptar. Pasi qëlloi pronarin e kampingut për vdekje, ai më pas vrau mikun e tij, i cili kishte tentuar të arratisej. Nipi i pronarit gjithashtu ndodhej aty dhe arriti të shpëtonte.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?