E ndjera Caroline me vajzën e saj Lydia

Bota

Greqi/ Vrau gruan 20-vjeçare në sy të fëmijës, prindërit e Caroline zhvendosen në Filipine: Do bëjmë gjithçka që Babis të mos e shoh më kurrë të bijën

11 Tetor 2022, 16:22| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 16:28

  • Share

GREQI- Lydia, vajza e të ndjerës Caroline Crouch që u vra nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos tashmë ndodhet në Filipine. Prindërit e vajzës, Susan dhe David Crouch kanë vendosur që të zhvendosen në Filipinen e largët për shkak se duan që mbesa e tyre 2-vjeçare të rritet në një mjedis të sigurt larg gjithçkaje që mund t’i kujtojë vrasjen e nënës së saj.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se prindërit e Caroline po mendojnë të ndryshojnë mbiemrin e fëmijës teksa kanë deklaruar se do të bëjnë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë kurrë më vajzën e tij.

Anagnostopoulos po vuan dënimin e përjetshëm për mbytjen e 20-vjeçares Caroline para vajzës së tyre 11 muajshe në maj të vitit të kaluar. Caroline u torturua dhe u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë. Ai organizoi një grabitje dhe i vuri fajin një bande shqiptare si përgjegjës, por më pas pranoi autorësinë e vrasjes makabre.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?