Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në Greqi do të dalë para Gjykatës ditën e martë (10 dhjetor 2024) për t’u njohur me masën e arrestit.
Sipas Prothotema.gr autori i krimit makabër është shfaqur i penduar ditët e fundit, teksa ka thënë se në momentin fatal iu errësuan sytë pasi e shoqja i kishte thënë se do largohej nga shtëpia me njërin nga dy djemtë e tyre.
“M’u errësuan sytë sepse ajo tha se do më linte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Jam i shkatërruar, do doja ta ktheja kohën pas!”, citohet të ketë thënë shqiptari.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2024, në Ampelokipi. Pasi i gjuajti me çekiç në kokë shqiptari e fsheu trupin e Alba Cenkos, për një javë në papafingon e shtëpisë.
Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.
39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”.
Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me një shok. 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.
Autori vendosi të thërriste autoritetet dhe të rrëfente krimin që kishte bërë më 5 dhjetor.
BURRI PER TE LARE VETEN NGA DREDHIRAT ARMIQSORE TE TURPIT - MER VENDIMIN DHE E BEN ATE QE DUHET.....ORE PALAÇO SIÇ DUKET S'QENKE BURRE- THJESHT NJE LECKE- DREDHIRAT E FEMINIZMIT TE KAN FUTUR NE LOJE SI GJITHMONE.
PërgjigjuDo te doje te ktheje kohen pas!! Me mire te ktheje trute(nese i ke patur ndonjehere).
Përgjigju