Emilia Veliu

Kosova & Rajoni

'Nuk do të kthehem më në shtëpi’, adoleshentja shqiptare e zhdukur prej 4 ditësh në Greqi, nëna: Kam frikë se mund të jetë në shoqëri të keqe

19 Qershor, 13:44| Përditesimi: 19 Qershor, 14:22

  • Share

Familja e 16-vjeçares shqiptare Emilia Veliu, e cila rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës kur humbi çdo gjurmë në zonën e Petralonës ku ajo jetonte, po kërkon informacion në lidhje fatin e vajzës së tyre.

Sipas nënës së 16-vjeçares, në një intervistë për Protothema.gr, Emilia doli për një shëtitje me shoqet e saj dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Frika dhe ankthi i prindërve është se fëmija i tyre ndodhet në rrezik, pasi s’kanë pasur asnjë komunikim me të.

“Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga mbrëmjes së të hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.

Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’.

Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mund të jetë përfshirë në shoqëri të keqe. Dhe mesazhi që dërgoi se ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë”, tha e ëma e adoleshentes.

Apelin për ndihmë e ka bërë edhe halla e saj, Enkelejda Veliu, e cila jeton në Fier. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i drejtohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, veçanërisht në Athinë, që nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë vajzën, të kontaktojnë menjëherë familjen apo autoritetet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?