Magazina ku humbi jeten shqiptari ne Greqi

Kronikë

Greqi, zjarr në magazinë, digjet duke punuar një shqiptar/ VIDEO

26 Mars 2018, 20:48| Përditesimi: 26 Mars 2018, 20:50

  • Share

GREQI-Një shqiptar ka gjetur vdekjen, pasi magazina ku po punonte u përfshi nga një zjarr i madh.

Viktima 45-vjeç, po punonte si saldator bashkë me dy persona të tjerë në depot e një kompanie të frigoriferëve në Volos, e cila u përfshi nga flakët.

Zjarri ra gjatë saldimit, ndërsa muret frigoriferike morën flakë menjëherë duke mos i lënë kohë shqiptarit që të dalë, ndërsa dy të tjerët u larguan me shpejtësi duke shpëtuar.

Sipas mediave greke, shqiptari që humbi jetën kishte disa vite që jetonte me familjen në vendin fqinj, ndërsa kishte tre fëmijë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?